2012-12-08 18:53:08

Lutje e Benediktit XVI Zojës së Papërlyer


“O Nënë e Papërlyer,
që je për të gjithë shenjë e sigurtë shprese e ngushëllimi,
na e nxirr nga Zoti hirin të joshemi nga bardhësia jote e panjollë.
Bukuria jote – Tota Pulchra, këndojmë sot,
na siguron se dashuria mund të fitojë, madje se do të fitojë pa tjetër;
na siguron se hiri është më i fortë se mëkati
e se mund të çlirohemi nga çdo lloj skllavërie.
Po, o Mari, ti na ndihmon të besojmë në të mirën,
në shërbimin pa kurrfarë interesi,
në mohimin e dhunës, në forcën e së vërtetës;
na jep zemër të rrimë zgjuar,
të mos i besojmë tundimeve dredharake,
të mos kërkojmë rrugë të shkurtëra,
të përballojmë realitetin, me gjitha problemet e tij,
me guxim e përgjegjësi.
Kështu bëre edhe ti, grua e re,
e thirrur të rrezikoje gjithçka,
për t’iu përgjigjur fjalës së Zotit.
Ji Nënë e dashur për të rinjtë tanë;
ndihmoi të marrin guximin për të qenë ‘rojet e agimit’
e jepja këtë virtyt gjithë të krishterëve,
që të jenë shpirt i botës në këtë stinë jo të lehtë të historisë.
Virgjër e Papërlyer, Nënë e Zotit e Nëna jonë, lutu për ne!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.