2012-12-07 17:45:07

Sipas shtypit, Kisha ortodokse qenkej kundër marrëveshjeve me Prishtinën.


Agjensia Ansa njofton se në shtyp duket një lajm, sipas të cilit Sinodi i Kishës ortodokse serbe qenka shprehur kundër politikës së drejtuesve të Beogradit lidhur me Kosovën e paska kërkuar shprehimisht nga presidenti Tomislav Nikoliç dhe nga kryeministri Ivica Dacic, të mos i pranojnë marrëveshjet e fundit për administrimin e përbashkët të kufirit në veri të Kosovës.Sipas së përjavshmes Nedeljnik, Sinodi i paskej dërguar, për këtë qëllim, një letër të posaçme si presidentit, ashtu edhe kryeministrit, duke propozuar një plan të vetin, me tetë pika, për zgjidhjen krizës në Kosovë. Ky, pohimi i së përjavshmes. Ndërsa Patriku Irinej, përmes një deklarate në gazetën Blic, e përgënjeshtron lajmin, sipas të cilit Sinodi paskej shkruar e paskej dërguar në instancat më të larta të shtetit, një letër të tillë: “Nuk ka të bëjë me ne, prej këndej, Kisha distancohet nga përmbajtja e saj. Kisha nuk mund të ishte autore, e aq më pak, t’ua dërgonte mediave”, nënvizon Irenej.








All the contents on this site are copyrighted ©.