2012-12-07 14:33:38

Papës i dorëzohen dy papamobila


Sot pasdite, në Kopshtet e Vatikanit, Papës iu dorëzuan dy papamobila të rinj. Janë dy vetura Mercedes-Benz, me pajisje të posaçme për siguri e rehati.
Karroceria, shpjegon një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, është ngjyrë sedefi e pak më e ulët se papamobili i mëparshëm, për të krijuar kushte lehtësuese të transportit me avion.
Projekti i këtij papamobili nisi një vit më parë e u deshën nëntë muaj për t’ua përshtatur kërkesave të Benediktit XVI. Vetura furnizohet me benzinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.