2012-12-07 14:33:14

Papa emëron imzot Gänswein prefekt të Shtëpisë Papnore.


Benedikti XVI emëroi prefekt të Shtëpisë Papnore, imzot Georg Gänswein, sekretar i tij i posaçëm, duke e lartuar njëkohësisht, në selinë titullare të Urbisaljes, me dinjitetin e kryeipeshkvit.
Imzot Gänswein, 56 vjeç, nga Waldshut-Baden-Wurttemberg, Gjermani, u shugurua meshtar më 31 maj 1984. I diplomuar në Drejtësi Kanonike më 1993, pranë Fakultetit Teologjik të Universitetit të Munihut, pas impenjimit si gjykatës në Gjykatën dioqezane dhe bashkëpunëtor personal i kryeipeshkvit të Freiburg im Breisgau, më 1995 nisi detyrën pranë Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve. Më 1996 u transferua në Kongregatën për Doktrinën e Fesë, ku më pas, kreu detyrën e sekretarit personal të kardinalit të asokohshëm Ratcinger, detyrë që e vijoi edhe kur kardinali u bë Papë.
Veç gjermanishtes, njeh edhe italishten, frëngjishten, anglishten, spanjishten e latinishten.







All the contents on this site are copyrighted ©.