2012-12-07 15:07:19

Në predikimin e parë të Kohës së Ardhjes, atë Kantalamesa: jemi para një bote pas-kristiane, që duhet ungjillëzuar.


Në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit, në Vatikan, sot paradite Papa dëgjoi predikimin e parë të Kohës së Ardhjes, mbajtur nga Atë Raniero Kantalamesa. Predikatari i Shtëpisë Papnore, i cili propozoi një reflektim kushtuar Vitit të Fesë, kujtoi se në dy javët e ardhshme do të flasë për 50-vjetorin e Koncilit II të Vatikanit dhe për Sinodin kushtuar ungjillëzimit e transmetimit të fesë së krishterë.
Sot predikatari kapuçin nguli këmbë mbi kuptimin e fesë: foli për rrugët që duhen ndjekur për ta formuar fenë e për ta bërë vepruese në frymën e dashurisë së krishterë, në një botë e cila, sipas fjalëve të atë Kantalamesës drejtuar të pranishmëve, është e njëllojtë me atë të Apostujve. Kemi, prandaj, para vetes, të paktën përsa u përket disa mjediseve, një botë pas-kristiane, që duhet ungjillëzuar. E duhet të kthehemi tek metoda e Apostujve, shtoi predikatari, duke përdorur shpatën e Shpirtit Shenjt, si e quan Letra drejtuar Hebrenjve, domethënë, kumtimin në Shpirt e pushtet, të Krishtit të vdekur e të ngjallur për mëkatet tona.







All the contents on this site are copyrighted ©.