2012-12-07 17:44:35

Kardinali Skola: shteti shekullarist pa Zot.


“Është e drejtë dhe e nevojshme që shteti të mos radhitet përkrah asnjë konfesioni, të qëndrojë asnjanës, por nuk është aspak e pranueshme që të mbështesë, tinzish, vizionin shekullar të një bote pa Zot”. U shpreh kështu kryeipeshkvi i Milanos, kardinali Anxhelo Skola, gjatë Meshës, kremtuar në kryediqezin e tij, për festën e Shën Ambrozit.
Shteti i ashtuquajtur asnjanës nuk është aspak i tillë. Përkundrazi. Ai përvetëson një kulturë të veçantë, atë shekullariste e cila, përmes ligjshmërisë, bëhet kulturë sunduese, duke ushtruar ndikim negativ mbi identitetet e tjera. Por, si mund të zgjidhet një problem, kaq i rëndësishëm? Është i nevojshëm, shpjegon kardinali Skola, një shtet i cili, pa bërë të vetin asnjë vizion të posaçëm, nuk e shpjegon qëndrimin asnjanës përballë konfesioneve të ndryshme, si shkëputje nga të gjitha vizionet mbi botën, që shprehen në shoqërinë civile, por krijon hapësira në të cilat çdo subjekt personal e shoqëror mund të sjellë kontributin e vet në shërbim të së mirës së përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.