2012-12-06 16:23:45

Ndeshje para Pallatit presidencial në Kajro: 7 të vdekur e 305 të arrestuar


Në Pallatin e presidencës në Kajro po zhvillohet takimi i nivelit të lartë ndërmjet presidentit Morsi, kryeministrit Qandili, ministrit të Mbrojtjes (edhe të forcave të armatosura), atij të Brendshëm, të Drejtësisë, të Informacionit, kreut të shërbimit informative dhe komandantit të rojeve republikane. Pra në nivelin më lartë është duke u vlerësuar situata që ka arritur pikat më të larta të tensionin e të ndeshjeve që janë regjistruar para Pallatit presidencial në Kajro.
Komisari i Lartë o OKB-së për të drejtat njerëzore Navi Pillay, u kërkon autoriteteve egjiptiane t’i mbrojnë manifestuesit e t’i ndëshkojnë ata që nxisin dhunën. “Njerëzit kanë të drejtë të manifestojnë në mënyrë paqësore e të mos vriten apo të plagosen, pohoi Navi Pillay, e cila kujtoi se qeveria aktuale e Egjiptit ka ardhur në pushtet pas protestave të ngjashme me këto që po mbahet këtyre ditëve e prandaj duhet të jetë të jetë e gatshme t’i mbrojë manifestuesit”, tha Pillay.
Gjatë ndeshjeve kanë vdekur 7 manifestues e 305 të tjerë janë arrestuar. E tërë zona përreth pallatit presidencial ruhet nga tanke e automjete të blinduara të ushtrisë. Pra, brenda ka qindra mbrojtës të Vëllezërve Myslimanë. Jashtë, automjete të blinduara ushtarake për t’i bllokuar rrugët përreth pallatit të presidencës egjiptiane. Pastaj arrijnë lajmi i presidentit të TV të Shtetit, i cili jep dorëheqje – shpjegon - për të protestuar kundër “menaxhimit të Vendit”.
Rritja e destabilizimit të ditëve të fundit, lidhënt me Kushtetutën e re të Egjiptit: e miratuar nga Asambleja kushtetuese e cila duhet t’i nënshtrohet referendumit të 15 dhjetorit. Kushtetuta e re është jashtëzakonisht e lidhur me Sharinë, ligjin islamik, e për më tepër presidenti Morsi me miratimin e një dekreti i atribuon vetes pushtet të veçantë deri në miratim të saj e kompetenca gati të pakufizuara mbi çdo organ ligjor të Vendit: këto janë vërejtjet dhe arsyet e opozitës egjiptiane.
Opozitat, pra janë të pakënaqura me draftin e ri të kushtetues, të nxjerrë nga islamikët, i cili, sipas tyre minon demokracinë e të drejtat themelore të qytetarëve e të vet Shtetit. Morsi do të flas për krizën gjatë një fjalimi që pritet të mbahet pas takimin që po zhvillohet brenda pallatit presidencial në Kajro.
Lideri i famshëm el Baradei flet për humbje të çdo legjitimiteti nga ana e regjimit. Vikari apostolik i Aleksandrisë së Egjiptit, imzot Adel Zaki, nga ana e tij pohon se Kishat nuk mund të bëjnë thirrje për bojkotim por “duhet të favorizojnë një shqyrtim të ndërgjegjshëm” të çështjes duke pasur si bazë drejtësinë dhe të mirën e përbashkët, e çdonjëri duhet të përcaktohet e të zgjedhë sipas ndërgjegjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.