2012-12-05 12:12:58

Thirrje e Papës për paqe në Kongo,mijëra civilë ikin nga frika e dhunës


Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa bëri thirrje për paqe në Republikën Demokratike të Kongos, posaçërisht, në Kivunë Veriore, ku luftimet po shkaktojnë viktima të reja:
“Vijojnë të arrijnë lajme të rënda për gjendjen humanitare në lindje të Republikës së Kongos, zonë që, prej muajsh, është bërë teatër ndeshjesh të armatosura e dhune. Shumicës së popullsisë i mungojnë mjetet e domosdoshme për jetesë e mijëra banorë detyrohen të braktisin shtëpitë, për të kërkuar strehë gjetiu. Përsëris, prandaj, thirrjen time për dialog e pajtim e kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të mos i harrojë nevojat e popullsisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.