2012-12-05 18:43:44

Mëse gjysëm milioni kontakte në Twitter për Papën


Mëse gjysëm milioni ndjekësish (followers) në Twitter për Papën, vetëm në dy ditë, kur akoma Benedikti XVI nuk ka shkruar asgjë në faqen e tij 8 gjuhëshe. Ekspertët kanë filluar të diskutojnë nëse Ati i Shenjtë do të ketë më shumë kontakte se presidenti amerikan Barak Obama, i cili është më i ndjekuri në Twitter me 24 milion ‘followers’, por është regjistruar që në vitin 2007. Teorikisht, arsyetojnë ata, në botë ekzistojnë rreth një miliard katolikë, prandaj Papa mund të bëhet njeriu më i ndjekur. U pëlqen analistëve të diplomacisë dhe Twitter-it, apo të Twiplomacisë, edhe emri i zgjedhur “@pontifex”, i cili tregon se regjistrimi nuk është i vlefshëm vetëm për Benediktin XVI, por do të trashëgohet nga papët e ardhshëm, zgjedhja e të cilëve në fronin e Shën Pjetrit mund të shoqërohet edhe me një “tweet”.







All the contents on this site are copyrighted ©.