2012-12-05 18:10:19

Koha e Ardhjes në Prishtinë: dëshmitarë të Zotit që është pranë nesh


Një inkurajim për të gjithë besimtarët katolikë të kryeqytetit e të Kosovës për të kremtuar e jetuar më me pjesëmarrje e me bindje të thellë Krishtlindjen në këtë Vit të Fesë. Kjo është thirrja që u drejtua besimtarëve në të dielën e parë të Kohës liturgjike të Ardhjes. E vërtetë fillimi i Kohës së Ardhjes në bashkësinë kishtare të Prishtinës, u kremtua nga besimtarët me fe dhe shpresë në Hyjin e Mishëruar për ne. Kjo periudhë shpirtërore e liturgjike që posa kemi filluar na ndihmon në përgatitjen tonë shpirtërore të pritjes së ardhjes së Birit të Zotit mbi tokë , në kohë e në histori njerëzore, prandaj është padyshim njëra nga kohërat më të bukura të tërë vitit liturgjiko-kishtar. Kështu, Kisha na fton të jemi vigjilentë, t’ia përgatisim vendin në zemra tona Hyjit që vjen për të na takuar e kështu do të jetë Krishtlindje e vërtetë edhe për çdonjërin prej nesh, e nga ana jonë, , si ithtarë të Emanuelit, duhet të jemi dëshmitarë të Zotit që është pranë nesh. Po t’i kthehemi kremtimit të dielës së Parë të Ardhjes në Prishtinë nga ku na njofton Rabie Ibraj.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.