2012-12-03 10:21:14

Why Poverty? Gjoni XXIII e Kisha, Nënë e të varfërve


Bashkimi Evropian i Radiodifuzionit (EBU/UER) organizoi më 29 nëntor, një ditë të veçantë transmetimesh në Eurovizion, kushtuar temës së varfërisë. Titulli i këtyre transmetimeve ishte “Why poverty?” (Pse varfëri?). Edhe Radio Vatikani mori pjesë në këtë nismë, me 40 programet e saj të ndryshme. Kisha Katolike i ka kushtuar dhe u kushton gjithnjë vëmendjen kryesore të saj të varfërve. Magjisteri i Papëve, në të gjitha kohrat, i ka vënë ata në qendër të doktrinës shoqërore të katolicizmit. Siç thoshte Papa Gjoni XXIII, pikërisht në fillim të Koncilit II të Vatikanit, “Kisha është veçanërisht e të varfërve”. Është fjala emblematike e një pape, njeri i Zotit dhe i të varfërve, sepse ai vetë, i varfër, siç mund të jenë njerëzit e pasur nga prania e Hyjit në zemrën e tyre. Testamenti i tij shpirtëror dëshmon: “Linda i varfër, por nga njerëz të nderuar e të përvuajtur, e jam veçanërisht i lumtur të vdes i varfër, pasi e kam shpërndarë pasurinë, sipas kërkesave e rrethanave të ndryshme të jetës sime të thjeshtë e modeste, në shërbim të të varfërve e të Kishës Shenjte… Falenderoj Zotin për hirin e kësaj varfërie, për të cilin bëra kusht që në rini… e që ma mbajti dorën për të mos kërkuar asgjë, as poste, as para, as favore, kurrë, as për mua, as për të afërmit e miqtë e mi” (Venedik, 29 qershor 1954).
Na pëlqen ta konsiderojmë këtë testament të Papës Gjoni XXIII si program pune e jete për çdo njeri, që merr përsipër të udhëheqë e të administrojë pronën publike.







All the contents on this site are copyrighted ©.