2012-12-03 15:30:32

Tema e autoritetit politik botëror, në qendër të plenares së Drejtësisë e Paqes.


Filloi sot mbledhja plenare e Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes. Në qendër të punimeve, tema e krijimit të një autoriteti politik botëror, siç uron prej kohe edhe Benedikti XVI, në perspektivë të së mirës së përbashkët. Një hamendje, kjo, e jo më pak, edhe mundësi, por që vijon të ngjallë shumë reagime të kundërta.
Folëm, për këtë, me kardinalin Peter Kodwo Appian Turkson, kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, në mikrofonin tonë.
Pyetja e parë që i drejtuam: kjo hamendje a mund të bëhet realitet…RealAudioMP3

Përgjigje: - Definitely. That is why we want to explore…
Sigurisht. E pikërisht për këtë arsye duam ta studiojmë. Isha në Frankfurt, në Uniapac (Bashkimi Ndërkombëtar i Shoqatave Patronale Katolike), pranë Fondacionit Konrad Adenauer e pranë Federatës së Afaristëve Katolikë Gjermanë. Kaluam një ditë të tërë në Bundesbank të Frankfurtit duke diskutuar mbi këtë argument. Pjesëmarrësit në diskutim ishin të pavendosur: sipas tyre, kjo ide nuk mund të vihet në jetë. Mbetet, kështu, thjesht utopi. Kuptova mirëfilli se kjo që kërkojmë ne, nuk ka ndonjë model ekzistues dhe është diçka e vështirë për t’u përfytyruar. Gjëja e parë, që kërkojnë njerëzit, është reformimi i OKB-së, që të mund ta luajë këtë rol; pastaj kërkohet të zgjerohen kompetencat e Bankës Botërore ose të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjithnjë në këtë rol. E gjithë kjo mund të vihet në jetë e është pikërisht kjo që kërkohet: të reformohet OKB-ja, që të mund ta luajë rolin e autoritetit faktik botëror.

Pyetje: - Cila është baza e gjithë këtij diskutimi?

Përgjigje: - The basic premise …
Në bazë të të gjithave është globalizimi. Në këtë botë ka një mori çështjesh, të cilat shtetet e vogla nuk mund t’i zgjidhin si dëshirojnë, siç janë, për shembull, çështja e paqes ose ajo e ndryshimeve klimaterike. Sa kohë ka kaluar që kur OKB-ja nisi luftën për t’i vënë kufi, në nivel global, ndotjes së mjedisit dhe gazeve përgjegjëse për efektin serë? Ne duam t’i sqarojmë njerëzit, që ta kuptojnë se gjendja botërore ndikon fuqimisht mbi gjendjen e shteteve e të njerëzve. Kur flasim për autoritet botëror, mendojmë për një entitet, që të respektojë autoritetin sovran të shteteve të cilat, nga ana ana e tyre, duhet ta lëshojnë lirisht një pjesë të sovranitetit në dorë të këtij institucioni global, në shërbim të së mirës së përbashkët. Ky autoritet botëror nuk duhet ta ndrydhë asnjë Vend; përmes parimit të ndihmës, duhet të njohë ekzistencën e shteteve kombëtare sovrane, që duhen mbrojtur e duhen nxitur të bëjnë ç’është e mundur në shërbim të së mirës së përbashkët. Por ky autoritet, pastaj, duhet të njihet nga shtetet e të ketë rol normativ efektiv. Prej këndej, autoriteti politik botëror, për të cilin po flasim, nuk duhet të jetë i imponuar, por i dëshiruar e i mbështetur nga vetë Shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.