2012-12-03 10:22:02

Takim i Papës me artistët e cirkut, në shtegtim në Romë


Paraditen e sotme, Vatikani u mbush plot. Duke filluar nga ora 9.00, një kortezh i zhurmshëm e i gëzueshëm me artistë cirku, u nisën nga Kështjella e Shën Engjëllit për të shkuar në sheshin e Shën Pjetrit, ku argëtuan të pranishmit me muzikën dhe me akrobacitë e tyre. Më pas, në mesditë, rreth 7 mijë vetë, prej të cilëve 500 anëtarë të bandave muzikore, u zhvendosën në Sallën e Palit VI në Vatikan, për t’u takuar me Papën Benedikti XVI. Atmosfera festive, që karakterizoi kortezhin, u ndje edhe në sallë.
Artistët kanë ardhur në shtegtim në Romë nga e gjithë Evropa, por edhe nga SHBA-të e nga Rusia. Dje, ata morën pjesë në një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, kremtuar nga kardinali Antonio Maria Veliò, kryetar i Këshillit Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe të Endacakëve. Gjithashtu, artistët dhanë një shfaqje në sheshin e Popullit në kryeqytetin italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.