2012-12-03 10:23:16

Në Kottar të Indisë, shpallet i Lum një laik martir


Nesër, në Kottar të Indisë, shpallet i Lum një laik martir. Quhet Lazër (Devasahajam) Pilai, është lindur në Natalam të Indisë më 23 prill 1712 dhe është persekutuar, duke u vrarë më 14 janar 1752, datë, që tani bëhet festa e tij liturgjike. Ja me pak fjalë historia e të Lumit të ri. Gjatë persekutimit kundër të krishterëve në mbretërinë indiane të Travankore, Devasahajami (apo Lazri, pas pagëzimit) qe funksionar i Maraxhait të vendit. Pasi njohu Krishtin, hoqi dorë nga hinduizmi dhe u pagëzua. Gjeti vdekjen pikërisht për këtë arsye. Çështja e lumnimit filloi në vitin 2004, për të përfunduar, me njohjen e tij botërisht si i Lum.







All the contents on this site are copyrighted ©.