2012-11-30 17:35:37

Në Egjipt, Sharia do të jetë burimi kryesor i ligjit


Komisioni kushtetues egjiptian miratoi javën e kaluar, një projekt-Kushtetutë, e cila duhet të zëvendësojë atë, që u hodh poshtë, pas rënies së presidentit Mubarak në fillim të vitit 2011. Anëtarët e asamblesë kushtetuese, që mbizotërohet nga islamistët, i mbyllën votimet për 234 nenet e projekt-Kushtetutës pas një maratone të gjatë, që filloi pasditen e së mërkurës e përfundoi të nesërmen. Neni n.2 konfirmon se Sharia, ligji i fesë islamike, do të jetë burimi kryesor i së drejtës në Egjipt. Kështu ka qenë edhe në kohën e Mubarakut, por sipas opozitës, kësaj radhe, janë shtuar disa pika, që e zgjerojnë dhe e përforcojnë pushtetin e Sharisë. Tani, presidenti Morsi ka dy javë kohë për të organizuar referendumin, që duhet të votojë Kushtetutën e re, por shumica e popullsisë nuk është dakord me këtë Islam mesjetar.







All the contents on this site are copyrighted ©.