2012-11-30 16:56:21

Liri Berisha: Nënë Tereza i përket kulturës, traditave e virtyteve shqiptare


E Lumja Nënë Tereza është përkujtuar gjatë Meshës Shenjte kremtuar në Katedralen katolike më të famshme në Londër, atë të Westminsterit.Në Meshë, morën pjesë kryetarja zonja Liri Berisha dhe anëtarë të Fondacionit Kulturor "Nënë Tereza", që kishin si qëllim të dëshmonin e promovonin vlerat të e Lumja Nënë Terezë pati jetuar e dëshmuar me jetë dhe vepra.
I pranishëm në kremtimin e Meshës ishte edhe Lordi Watson i Richmondit, i cili u shpreh se e Lumja Nënë Tereza duhet vlerësuar më së shumti për vlerat njerëzore, për mësimin e lartë që na la për marrëdhëniet ndërnjerëzore. "Nënë Tereza i shërbeu botës duke parë tek çdo qenie njerëzore fytyrpn e Zotit, pa marre parasysh sa të varfër, të sëmurë apo të lënduar ishin. Ajo kishte gjak shqiptar dhe i ka shërbyer atij vendi jo duke punuar për të, por duke na mundësuar neve ta shohim njerëzimin në një mënyrë e dritë tjetër", tha Lordi Watson i Richmondit.
Sipas presidentes së fondacioni kulturor të Shqipërisë “Nënë Tereza”. Liri Berisha, "Nënë Tereza, e cila e ktheu ne profesion dashurinë, ishte Shenjtorja e kohërave moderne. Ajo lindi dhe u rrit në një familje shqiptare në Ballkanin e trazuar të fillimit të shek. XIX. Nënë Tereza i përket kulturës, traditave e virtyteve shqiptare, ajo u rrit e u edukua nga familja e saj me mikpritjen ndaj miqve, me kulturën e ndihmës për ata që kanë nevojë, me ndjenjën e sakrificës për njerëzit", tha Liri Berisha, presidente e fondacionit kulturor "Nënë Tereza".
Fondacioni kulturor i Shqipërisë "Nënë Tereza" u ka shpërndarë të pranishmëve në Westminster Abbey nga një album fotografik "Nënë Tereza. Vajza me emrin Gonxhe", ku nëpërmjet objekteve etnografike dhe fotografive të kohës, dëshmohet pasuria kulturore e origjinës së saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.