Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë: “Kush është autori i Flamurit? (Pjesa
II)
Në emisionin e 17-të të rubrikësKisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë
sollëm disa dëshmi për autorësinë e Flamurit. Por ka edhe më... Dëshmi tjetër,
ajo e Dom Ndoc Nikës, në librin “Kujtime të një jetës së kalueme (Plejad,
2003, nën titullin “Përpjekje qi nuk kishte qellim tjeter, por shkëputjen e Shqipnisë
nga sundimi i Stambollës”, fq 89-90. Prifti shkodran, autor i një mori librash,
ndërmjet të cilëve edhe romanzi i parë shqiptar, Marcia, na përshkruan një udhëtim
në Paris e, prej andej në Kostandinopojë, me kërkesën e Aladro Kastriotit, për të
mbledhur në kryeqyetetin francez krenët e maleve e për t’i organizuar për shpërthimin
e kryengritjes së përgjithshme. Shkruan Dom Ndoci: “Mas nji mueji qi ndeja në Parigj
me shpenzimet e tij (Aladros) mora.. dy flamuj Shqypnije të mbëdhaj pelhure së leshtë
e të hollë e të butë, në ngjyrë të kuqe me Shqypen Shqyptare për mjedis, i mvesha
në shtat nen petka dhe ashtu, prej Parigjit, kalova me ferrovi neper Svicer e ndreitë
në Kostantinopull”. Shkonte për të nxjerrë lejën për shtegtimin në Romë të krenëve,
për të kaluar, pastaj në Paris, plan që nuk u realizua. Prifti patriot shton edhe
se rreth Aladros u mblodhën shumë pesudo-patriotë, thjesht për të përfituar materialisht
prej tij. Prej këndej Atë Fishta, në satirën “Jaho Beu e Palok Cuca”, duke kujtuar
‘dy krajlat’, Aladron e Gjikën, që pretendonin fronin e Shqipërisë si pasardhës të
Skënderbeut, e paraqet kështu situatën: “Perse Aladrja i ka do pare Me të cillat
n’tokë shqyptare e ka xânë ndoj mik. ... ... ... ... ... ... ...
... E tue kênë se Aladrja i jonë S’e ka pasun der tash vonë T’mnershmen
zi kulete. Rreth e rreth kuletës s’ti T’janë kercnue atdhetarët e ri Poris
ushujza knete. ... ... ... ... ... Persè parja sot n’Shqypni Âsht
liri e autonomi E Gjergj Skanderbeg!
Atë Gjergj Fishta, Anzat e Parnasit,
“Jaho Begu e Palokë Cuca”, Shtypshkroja “Atë Gjergj Fishta, Shkodër, 1942 fq 88-91
E
akoma, kemi edhe variantin, sipas të cilit Flamurin e solli në Vlorë, të fshehur
në gji, Spiro Ilo, nga Bukureshti. Ja edhe dëshmia e tij: “... Flamurin që përgatitem
në Bukuresht, unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj,
pasi e valaviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”
Nuk mungojnë
edhe dëshmitë, që vërtetojnë se shumë atdhetarë, si Visarion Dodani, Pashko Shkjezi,
imzot Bernardin Shllaku, Dedë Gj’ Luli, Kin Mati, Terenc Toçi kohë pas kohe kishin
sjellë ose kishin shpalosur në Shqipëri flamuj kombëtarë. Ndërmjet dëshmive,
që flasin për flamuj të tjerë, zgjodhëm letrën e Mustafa Merlikës, në letërkëmbimin
me Atë Margjokajn: “Dervish Hima (1873-1928), pseudonimi i Ibrahim
Mehmet Naxhiut nga Struga në breg të liqenit të Ohrit; shënimi ynë), nji propagandist
i vjetër i idés kombtare, kishte vojtun në Shkodër me nji flamur të Shqipnís palosun
në gjî për propagandë të nji Shqipnije mbë veti. Atje dikush e tradhtoi, nuk dihet
se kush, por natyrisht ndonji fanatik in bona fide i Babà Dovletit. E kapën
Zhön-Turqit, rregjim’ i asaj kohe, e e çuen në gjyq ushtarak për tradhtí të naltë.
Puna u rrit tepër, rinij’ e asaj kohe, pra e kohës së rinís s’eme, u trazue kudo qi
kishte grumbuj të rijsh intelektualë shqiptarë: Stamboll, Selanik, Monastir et. Mid’hat
Frashëri, funkcjonar i Portës në Selanik e themelues e drejtor i gazetës Liria
(qi për tê donte me thânë lirí individuale, lirí prej absolutizmës mbretnore, regjim
kushtetuer e jo lirí kombtare) shkroi, si thashë, nji kryeartikull komentues mbi incidentin
në fjalë ku thonte se Shqipnija s’ka pasun kurrë e s’kishte pra as atëherë flamur
të vetin veç atij të mbretnís s’ Osmanit, se ai qi i ishte zânë Dervish Himës s’ishte
veçse nji copë lëvere. Ky pohim i Mid’hatit e çoi trazimin e të rijve e të
kolonive shqiptare në kulm, u themelue Dielli i Bostonit e Shkopi i Kajros nergut
për të luftue kundra “tradhtís” së “tradhtorit” N. 1 të kombit shqiptar qi kishte
fye symbolin e shênjtë të shqiptarís, shpirtin e Skanderbegut.Gjithnjë Atë Paulini,
prof. Margjokaj, në shkrimin ”Kontributi i Pukës për pavarësi të Shqipnisë” shkëputë
nga libri kushtuar vendlindjes së tij, Pukës, botuar në Hyllin e dritës, 2, 2012,
fq 3-23, na dëshmon qartë se ndërmjet qindistareve të Flamujve të parë të Pavarësisë,
ishin edhe murgeshat stigmatine, krejtësisht të lëna në harresë, e jo më pak
nxënëset e tyre që në shkollën françeskane të vajzave, veç qindistarisë, kishin mësuar
edhe e kryesisht atdhedashurinë.
Një variant tjetër, tejet i çuditshëm, pas
këtyre që radhitëm më lart, është ai i Petro Pogës, që shkruan: “Nuk desha
të bëja fjalë për ngritjen e flamurit dhe për mënyrën e ngritjes, se janë thënë e
janë shkruar shumë po të ekzazheruara dhe më tepër utopira se si është botuarë dhe
në fletën e parë” Drita” sikurse flamuri që u ngrit në Vlorë ka qënë i dërguar nga
Amerika dhe si mas ca gazetarëve të tjerë sikur ka qenë i qëndisur me serma e me xhufka.
Të gjitha këto janë ëndërra, se flamuri i parë që është ngriturë në Vlorë ka qenë
një plehurë e kuqe tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë mbi të cilin u shtyp shqiponja
dy krenore me ngjyrë të zezë. Me atë bashkë u gatitën dhe 4-5 të tjerë më të vegjël.
Plehura e kuqe u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnë tek një rrobaqepës
i quajtur Thoma, se nuk prite koha për të gatiturë flamurë luks. Mënyra e ngritjes
ish e frikësuar se deti ish i bllokuar. Llogaraja e zënë me vetëdashës, përtej lumit
Vjosës ushtëria turke, në Tepelenë ushtria greke, dmth vetëm Vlora ish e rrethuarë
nga të katër anët”. (Cfr. Bardhosh Gaqe, “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”;
SH.B. Naim Frashëri, Tiranë, 1977, fq 234). Me sa dimë, në 100-vjetorin e ngritjes
së Flamurit Kombëtar, Shqipërisë i mungojnë të dy flamujtë kryesor: ai, që shpalosi
Dedë Gjo’ Luli në Bratile e ai që valëviti Ismail Qemali në Vlorë! Për dëshmitë
e tjera do të flasim në emisionin e 18-të dhe të parafundit të rubrikës sonë. Kisha
katolike për Pavarësinë e Shqipërisë: “Kush është autori i Flamurit? (Pjesa II)