Kisha Katolike e Shqipërisë merr pjesë në festime dhe u uron shqiptarëve 100-vjetorin
e Pavarësisë
Kisha Katolike në Shqipëri, nga gjiri i së cilës kanë dalë shumë personalitete, që
kanë kontribuar në mënyrë vendimtare për arritjen e pavarësisë, kremton e gëzohet
sot së bashku me mbarë popullin shqiptar. Papa Benedikti XVI, jo vetëm që i uroi
shqiptarët për 100-vjetorin e shpalljes së Mëvetësisë së Vendit, por edhe dërgoi në
festime përfaqësuesin e vet në personin e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Zef Gashit,
i pranishëm në veprimtaritë e mbjatura në Vlorë e në Tiranë, së bashku me Nuncin Apostolik
në Shqipëri, imzot Molinar Ingles, me Kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike
të Shqipërisë, imzot Anxhelo Masafra, me kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit,
imzot Rrok Mirdita, me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji, dhe me autoritete
të tjera kishtare katolike.
Ndërkaq, imzot Hil Kabashi, ipeshkvi i Jugut,
me seli pikërisht në Vlorë, shpreh në mikrofonin tonë, entuziazmin për atmosferën
e krijuar rreth Festës së Pavarësisë dhe u uron të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar e për
shumë mot”. Ta dëgjojmë…