2012-11-28 12:00:23

Google uron shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë


Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë zbarkojnë edhe në internet. Sot, më 28 nëntor 2012, logo e Google-it ka marrë formën e shqiponjës 2 krenare me sfondin e kuq. Nismëtar i ndryshimit të logos së Google-it, që quhet Doodle, është i riu korçar, Klajdi Hëna, i cili promovoi në internet një peticion për këtë qëllim, të nënshkruar nga mijëra vetë. Logoja mund të shihet vetëm nëse hyhet në faqen e Google-it nga Shqipëria.







All the contents on this site are copyrighted ©.