2012-11-27 15:32:27

Himni i Flamurit Kombëtar


Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ dhe një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë
të mprojmë atdhenë në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
Këtu armiqtë s’kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur,shenj’ e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush ju bë theror;
Për jet’ ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shënjtor!

Fjalët e poetit rumun Ion Barsan, shqipëruar nga Aleksandër Stavre Drenova, muzikuar nga Ciprian Porumbescu.







All the contents on this site are copyrighted ©.