2012-11-27 15:31:38

28 Nëntor 1912 – 28 Nëntor 2012
Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!


Festë e madhe sot në Shqipëri, 100-vjetori i Pavarësisë. Festime po mbahen kudo, jo vetëm në të gjitha qytetet e vendit, por edhe jashtë atdheut, në çdo copë toke, ku ka shqiptarë. Natyrisht, kulmi i festimeve arrin në Vlorë, ku u hapën zyrtarisht ceremonitë e kremtimit me kurora në Monumentin e Pavarësisë dhe në varrin e Ismail Qemalit. Ndërkaq, Tirana, e cila i ka filluar festimet që më 26 nëntor, do t’i mbledhë autoritetet për vendosjen e kurorave në monumentin Nënë Shqipëri, por edhe në koncertin festiv në sheshin Skënderbej, në paradën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ceremoninë e përurimit të përmendores kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë, në mbrëmjen solemne akademike në Pallatin e Kongreseve e së fundi, në koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza” me gjithë popullin e kryeqytetit.
Urimet e katolikëve për këtë ditë të shënuar i përcjell në mikrofonin tonë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Anxhelo Masafra…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.