2012-11-26 15:19:34

Një viktimë e 20 të plagosur në Egjipt, pas masave të presidentit Morsi


Fund jave e tensionuar në Egjipt. Pas trazirave që shpërthyen në Damanhur, në Deltën e Nilit, një 15-vjeçar mbeti i vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën. Në Kajro, u ndez edhe një herë sheshi Tahrir, protagonist i ndryshimeve të “Pranverës arabe”. Në qendër të protestave, presidenti egjiptian Morsi, i cili, me masat e fundit, duket se po e përqendron pushtetin gjithnjë e më shumë në duart e veta. Në kundërshtim me Kushtetutën, Morsi i deklaroi vendimet e tij të paapelueshme, duke lënë mënjanë parimin bazë të çdo demokracie, atë të ndarjes së pushteteve. Priten manifestime si nga ana e partisë së “Vëllezërve Myslimanë”, ashtu edhe nga ana e opozitës.








All the contents on this site are copyrighted ©.