Koncert në kishën e katolikëve shqiptarë në Romë, për 100-vjetorin e Pavarësisë
Të dielën pasdite, në kishën e shën Gjonit të Malvës në Romë, bashkësia katolike shqiptare,
të ftuar e dashamirë, morën pjesë në koncertin e organizuar nga Tonin Xhanxhafili,
me patronazhin e rektorit të bashkësisë së katolikëve shqiptarë në Itali, don Pasquale
Ferraro. Në një atmosferë të bukur festive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Mëmëdheut,
u alternuan këngëtarë, instrumentistë e balerinë të emigruar në kryeqytetin italian,
si Ana Lushi, Lindita Rrethi, Qanie Muça, Oliver Gruda, Ndoc Noi, Artan Gjoni, fëmijë
e vetë organizatori. Për këtë veprimtari, kryeredaktori ynë don David Gjugja, i mori
një intervistë pikërisht violinistit Tonin Xhanxhafili. Ta dëgjojmë….