2012-11-25 18:13:53

Çmimi Shën Augustini, kardinalit Skola e pincit të Jordanisë, Bin Talal


Edicioni i parë i Çmimit Shën Augustini, promovuar nga Fondacioni “Observatori i Mesdheut” në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Ndërfetare në Milano, iu dha kardinalit Anxhelo Skola, kryeipeshkëv i Milanos dhe president i Fondacionit Ndërkombëtar “Oasis”, si edhe princit të Jordanisë, Gazi Bin Muhamad Bin Talal; këshilltarit të Mbretit të Marokut, André Azulej, president i Fondacionit Euromesdhetar “Anna Lindh” e drejtorit të revistës “Les Monde des Religions”, Frederik Lenuar.
Çmimi nderon kujtesën e shenjtit të madh, pionier i lidhjeve ndërmjet dy brigjeve të Mesdheut. Vërtet, shën Augustini lindi në bregun afrikan, gjeti fenë në bregun evropian, për t’u kthyer më pas në Iponë, aktualisht An-Naba në Algjeri, ku qe ipeshkëv predikator i pajtimit e i dialogut. Jo më kot, dorëzimi i çmimit u bë në Milano, për të kujtuar lidhjen e veçantë të shën Augustinit me shën Ambrozin, ipeshkvin e qytetit italian, i cili e ndihmoi të zbulojë të vërtetën për Zotin. Ka mbetur në histori fraza e famshme e shën Ambrozit, i cili i pati thënë Augustinit, orator i zoti, por akoma larg nga krishterimi: “Nuk jemi ne që arrijmë tek e vërteta, është e Vërteta që arrin tek ne”.







All the contents on this site are copyrighted ©.