2012-11-25 16:54:14

Veprimtaritë javore për 100-vjetorin e Pavarësisë në Romë


Java e kaluar ishte e mbushur me veprimtari për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kremtimet nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë nuk kanë fund, por edhe në vende të tjera, ku jetojnë shqiptarë, ambasadat kanë organizuar një sërë aktivitetesh. Kështu, ambasada e Shqipërisë në Romë, organizoi pritjen festive për shqiptarët më 22 nëntor. Vetëm dy ditë më parë, në praninë e Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, u hap në kompleksin “Vittoriano”, ekspozita “thesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptare”, e cila mund të vizitohet deri më 6 janar. Po më 22 nëntor, në Universitetin “La Sapienza” në Romë u mbajt konferenca “Sa afër, sa larg, 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane”.
Sipas traditës së përvitshme, dje, në orën 17.00, Kolegji Papnor Grek dhe Bashkësia bizantine e Shën Athanasit në Romë, pra arbëreshët e kryeqytetit italian, mbajtën konferencën “Pavarësia e Shqipërisë dhe bektashijtë”. Protagoniste e këtij takimi, profesoresha Luisa Guidetti, e cila mbajti kumtesën kryesore.
Ndërkaq, sot, në kishën e emigrantëve katolikë shqiptarë në kryeqytetin italian, shën Gjoni i Malvës, në zemër të lagjes së lashtë romake Trastevere, u mbajt një koncert me titull “Foleja e shqiponjave”. Me drejtues artistik Tonin Xhanxhafilin, koncerti u kënaqi shpirtin spektatorëve me këngë e melodi popullore, por edhe me pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. Të veçanta baletet e fëmijëve, me koreografi të Xhada Tuciit.
E nuk përfundon këtu. Një festë tjetër i pret shqiptarët më 27 nëntor, në Hotelin “Croëne Plaza” në Romë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Të ftuarit do t’i presë ambasadori, SH.T., z. Rrok Logu me bashkëshorten. Por t’i kthehemi kuptimit të festës së 100-vjetorit të Pavarësisë e sidomos Shqipërisë së pas festës. Në mikrofonin tonë, ambasadori i Shqipërisë në Itali, SH.T., z. Llesh Kola…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.