2012-11-23 16:34:59

Papa priti presidentin libanez Sleiman


Benedikti XVI priti sot paradite presidentin e Republikës së Libanit, Michel Sleiman, i cili nesër do të jetë në krye të delegacionit prej 500 libanezësh, në Koncistorin, që do të kremtohet në Bazilikën e Vatikanit. Delegacioni, i kryesuar nga presidenti, do të jetë pranë birit të tokës libaneze, Patrikut maronit Béchara Boutros Raï, nesër kardinal. Ndërmjet dhuratave, që presidenti libanez i dorëzoi Papës, ishte edhe një album me fotografi nga vizita e Atit të Shenjtë në vendin e kedrave.







All the contents on this site are copyrighted ©.