2012-11-23 17:14:24

Konferencë në Tiranë: “Roli i Kishës Katolike në Pavarësinë e Shqipërisë. Një vështrim historik”


Kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit në bashkëpunim me Karitasin Shqiptar, organizojnë nesër një konferencë me temë “Roli i Kishës Katolike në Pavarësinë e Shqipërisë. Një vështrim historik”. Në orën 9.00, në Hotel Rogner, kryeipeshkvi, imzot Rrok Mirdita do të përshëndesë të ftuarit e pjesëmarrësit dhe do t’ua japë fjalën studiuesve. “Kontributi i klerit shqiptar në fatet e kombit” është argumenti kryesor i kumtesës së Dr. Pjetër Pepës, për të vazhduar me studiuesin Hajredin Isufi, i cili do të flasë për “don Nikollë Kaçorrin në lëvizjen kombëtare shqiptare” e më pas, me profesorin historian Romeo Gurakuqi, që do të mbajë kumtesën “Qëndrimi klerit katolik në agimet e pavarësisë dhe shtetformimit (1911-1921)”. Në fund arkeologu Gëzim Hoxha do të nxjerrë në pah disa “Të dhëna të reja arkeologjike mbi krishterimin e hershëm në Shqipërinë e Veriut”. Në mbyllje të konferencës, me moderator dom Gjergj Metën, një koktejl.







All the contents on this site are copyrighted ©.