2012-11-23 16:31:57

Imzot Harvey, kryeprift i ri i Bazilikës Papnore të Shën Palit jashtë Mureve të Romës, nesër, kardinal.


Papa emëroi kryeprift të Bazilikës Papnore të Shën Palit jashtë Mureve të Romës, imzot James Michael Harvey, kryeipeshkëv titullar i Memfit, deri tani prefekt i Shtëpisë Papnore. Nesër, gjatë Koncistorit, do ta krijojë kardinal.
I lindur në Milwaukee, në SHBA, më 20 tetor 1949, u shgurua meshtar më 29 qershor 1975. Në vitin 1980 hyri në shërbim diplomatik të Selisë së Shenjtë. Papa Vojtila e shuguroi ipeshkëv më 19 mars 1998, për ta lartuar, më pas, në dinjitetin kryeipeshkvnor, më 29 shtator 2003. Më 24 tetorin e kaluar Benedikti XVI njoftoi se do ta krijojë kardinal, nesër.







All the contents on this site are copyrighted ©.