2012-11-22 13:49:11

Shqiptarët e Romës e të Italisë festojnë 100-vjetorin e Pavarësisë


Ambasada shqiptare në Romë kremton 100-vjetorin e Pavarësisë, së bashku me bashkatdhetarët nga e gjithë Italia. Në orën 18.00, në Hotel Mariott, në rrugën e famshme Veneto në Romë, Ambsadori, Shkëlqesia e Tij, z. Llesh Kola dhe bashkëshortja presin të ftuarit e mbrëmjes festive, e cila kësaj radhe pati si kornizë ditëlindjen e shtetit të Shqipërisë, që mbush 100 vjeç, moshë e respektuar edhe për një vend.
Takimi i sotëm i shqiptarëve pasoi një veprimtari tjetër, gjithnjë në vazhdën e kremtimeve të kësaj periudhe. Nga ora 9.30 deri më 17.30, në Universitetin “La Sapienza” të Romës, u zhvillua konferenca: “Sa afër, sa larg, 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane”.
Ky simpozium pati patronazhin e Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Italiane, bashkëpunimin e vetë Universitetit, të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali, të Arkivit të Shtetit Shqiptar dhe të Zyrës së Arkivit Historik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane.
Takimin e përshëndeti Sh.T., z.Edmond Panariti, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T., z. Llesh Kola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Prof.Luigi Frati, Rektor i Universitetit “La Sapienza”. Në pesë panele, u fol për historinë e popullit shqiptar, për Pavarësinë dhe Luftërat Botërore, për Shqipërinë bashkohore, për studimet e italianëve mbi Shqipërinë, pa harruar burimet dhe rekomandimet për punën e mëtejshme.

E të mos harrojmë se vazhdon të jetë e hapur deri më 6 janar ekspozitaThesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptarenë kompleksin “Vittoriano” të Romës, për të shkuar më pas në Torino, ku do të mund të shihet deri në pranverën e vitit që vjen. Interesi për të është i madh, siç thotë në mikrofonin tonë, Ambasadori i Shqipërisë në Itali, SH.T., z. Llesh Kola…RealAudioMP3

Ekspozita është përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës e përzgjedhësit e 150 objekteve, që mund të admirohen në të, janë krenarë për punën e bërë. T‘i dëgjojmë.....RealAudioMP3

Shumica e trashëgimisë kulturore shqiptare është pjesë përbërëse e objekteve të kultit fetar, por kujdesi për të nuk është i lehtë, siç pohon drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.