Shqiptarët e Romës e të Italisë festojnë 100-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada shqiptare në Romë kremton 100-vjetorin e Pavarësisë, së bashku me bashkatdhetarët
nga e gjithë Italia. Në orën 18.00, në Hotel Mariott, në rrugën e famshme Veneto
në Romë, Ambsadori, Shkëlqesia e Tij, z. Llesh Kola dhe bashkëshortja presin
të ftuarit e mbrëmjes festive, e cila kësaj radhe pati si kornizë ditëlindjen e shtetit
të Shqipërisë, që mbush 100 vjeç, moshë e respektuar edhe për një vend. Takimi
i sotëm i shqiptarëve pasoi një veprimtari tjetër, gjithnjë në vazhdën e kremtimeve
të kësaj periudhe. Nga ora 9.30 deri më 17.30, në Universitetin “La Sapienza” të Romës,
u zhvillua konferenca: “Sa afër, sa larg, 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet
shqiptaro-italiane”. Ky simpozium pati patronazhin e Ministrive të Punëve të Jashtme
të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Italiane, bashkëpunimin e vetë Universitetit,
të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali, të Arkivit të Shtetit Shqiptar
dhe të Zyrës së Arkivit Historik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane. Takimin
e përshëndeti Sh.T., z.Edmond Panariti, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës
së Shqipërisë, Sh.T., z. Llesh Kola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali
dhe Prof.Luigi Frati, Rektor i Universitetit “La Sapienza”. Në pesë panele, u fol
për historinë e popullit shqiptar, për Pavarësinë dhe Luftërat Botërore, për Shqipërinë
bashkohore, për studimet e italianëve mbi Shqipërinë, pa harruar burimet dhe rekomandimet
për punën e mëtejshme.
E të mos harrojmë se vazhdon të jetë e hapur deri
më 6 janar ekspozita “Thesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptare” në kompleksin
“Vittoriano” të Romës, për të shkuar më pas në Torino, ku do të mund të shihet
deri në pranverën e vitit që vjen. Interesi për të është i madh, siç thotë në mikrofonin
tonë, Ambasadori i Shqipërisë në Itali, SH.T., z. Llesh Kola…
Ekspozita
është përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës e përzgjedhësit e 150 objekteve,
që mund të admirohen në të, janë krenarë për punën e bërë. T‘i dëgjojmë.....
Shumica
e trashëgimisë kulturore shqiptare është pjesë përbërëse e objekteve të kultit fetar,
por kujdesi për të nuk është i lehtë, siç pohon drejtori i Institutit të Monumenteve
të Kulturës, Apollon Baçe…