2012-11-22 15:45:49

Benedikti XVI pret presidentin e Haitit, Michel Joseph Martelly


Benedikti XVI priti sot paradite presidentin e Haitit, Michel Joseph Martelly, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. “Gjatë bisedimeve – referon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u fol për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve. U kujtua gjithashtu, kontributi i Kishës, përmes institucioneve të saj edukative, shoqërore e bamirëse, sidomos gjatë tërmetit, që dëmtoi rëndë popullin haitian dhe gjatë fazës së rindërtimit të vendit”. Biseda përfundoi me dëshirën e bashkëpunimit për zhvillimin e harmonishëm të shoqërisë haitiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.