Lindja e Mesme. Thirrje e Papës për armëpushim e bisedime: urrejtja e dhuna nuk i
zgjidhin problemet
Në audiencën e përgjithshme, mbajtur sot paradite, Papa bëri thirrje për t’i dhënë
fund dhunës në Lindjen e Mesme: “Ndjek me shqetësim në rritje, tha Ati i Shenjtë,
thellimin e mëtejshëm të dhunës ndërmjet izraelitëve e palestinezëve në Rripin e Gazës.
Njëherësh me kujtimin në lutje të viktimave e të atyre, që vuajnë, e ndjej për detyrë
të pohoj edhe një herë se urrejtja e dhuna nuk i zgjidhin problemet”. Veç kësaj, shtoi
Papa, inkurajoj nismat dhe përpjekjet e atyre, që po përpiqen të sigurojnë armëpushimin
e t’i hapin rrugën bisedimeve. I nxis, përfundoi Benedikti XVI, edhe autoritetet e
të dyja palëve të marrin vendime të guximshme në dobi të paqes e t’i japin fund një
konflikti me pasoja negative në të gjithë Lindjen e Mesme, zonë tepër e tronditur
nga ndeshjet e paprera, e tepër e dëshiruar për paqe e pajtim.