2012-11-21 14:58:21

Festimet në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë


Tirana fillon veprimtaritë festive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që më 26 nëntor. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka njoftuar rendin e aktiviteteve të organizuara me këtë rast. Prej ditësh tashmë, kryeqyteti ka veshur ngjyrat e flamurit, por në detaje, ja programi i festës:
PROGRAMI 26 – 28 NËNTOR 2012
26 nëntor
10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 – Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 - Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 – Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)
12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)
13:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi i Doganës)
18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB)
20:00 – Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)

27 nëntor
10:00 – Vazhdon Panairi “Blej produkte shqiptare”
10:00 – Vazhdon përgatitja e tortës
10:00 – Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)
11:00 – Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem
Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)
20:00 – Koncert me grupe roku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)

28 Nëntor
Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00
SHESHI “SKËNDERBEJ”
Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
Panairi “Blej produkte shqiptare”
Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA

LULISHTJA TE PARKU “RINIA” (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE
Telajo për pikturën me temë “100 vjet pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë

LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”
Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla
e Baletit)

URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”
Performancë e Cirkut
RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)
Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla
muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit

PERGJATE BULEVARDIT “DESHMORET E KOMBIT”
Photo point me personazhe historike
Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojëra.







All the contents on this site are copyrighted ©.