Qe një sallë e mbushur plot konferenca e shtypit, që parapriu ceremoninë e përurimit
të ekspozitës “Thesaret e Pasurisë Kulturore Shqiptare”, e cila u hap sot në Romë
në kompleksin “Vittoriano”, në qendër të kryeqytetit italian. Një udhëtim në
trashëgiminë historiko-kulturore, që fillon nga Neoliti e deri në shekullin XVII,
për të rizbuluar e për të treguar, në 100-vjetorin e Pavarësisë, se Shqipëria dhe
shqiptarët i kanë rrënjët në Evropë. 150 objekte arkeologjike, ndër të
cilat një vazo e Neolitit e konsideruar më e bukura në Evropë, por edhe vegla pune
e mjete lufte, për të përfunduar me pikturat e të famshmit Onufri. Gjatë përurimit
të ekspozitës, sot pasdite në orën 17.30, përveç Ambasadorit të Shqipërisë pranë
Republikes Italiane, zotit Llesh Kola dhe funksionarëve ministrorë, ishin të pranishëm
edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, Ministri i Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Xhulio Terci di Sant’Agata. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar 2013, për të shkuar më
pas në Torino, ku do të vendoset në Sallën e Senatit të Pallatit Madama, kornizë e
mrekullueshme muzeale. Pas konferencës së shtypit të paradites së sotme, folëm
me drejtorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe…...