2012-11-19 17:17:50

Paqja dhe vlera e kulturave afrikane në qendër të takimit ndërmjet Papës dhe presidentit të Beninit


Benedikti XVI priti sot në Vatikan, presidentin e Beninit, Thomas Boni Yayi, i cili u takua më pas edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me nënsekretarin e Marrëdhënieve me Shtetet, imzot Etore Balestrero.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – lajmëron Salla e Shtypit e Vatikanit – u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Beninit, duke kujtuar, në veçanti, udhëtimin apostolik të Atit të Shenjtë vitin e kaluar, si edhe kontributin e Kishës Katolike në zhvillimin e vendit”.
Më pas u diskutua për vlerën e kulturave afrikane dhe mbi rëndësinë e Kishës në edukimin e paqes e të pajtimit. Së fundi, u fol për sfidat e kontinentit, për të cilat punon kreu i shtetit të Beninit, që është njëkohësisht edhe president i Bashkimit Afrikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.