2012-11-15 16:02:28

Ipeshkvinjtë katolikë shohin Mesharin e Gjon Buzukut



Ardhja e Mesharit të Gjon Buzukut përbën një lajm të rëndësishëm dhe një ngjarje për të gjithë shqiptarët por vecanërisht për Kishën Katolike në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi. Ipeshkëvijtë, të mbledhur këto ditë në Asemblenë e tyre të rradhës, kanë vizituar, të shoqëruar edhe nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zoti Aldo Bumci m mesharin dhe dokumentat e tjerë të ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare.
Kisha Katoike me klerikët e saj sikurse kanë qenë të tillë edhe Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani e të tjerë, ka dhënë një kontribut të cmuar në ruajtjen e identitetit dhe të gjuhës shqipe në shekuj.
Në sytë e ipeshkëvinjëve shihej qartë emocioni i takimit me këto dokumenta kaq të rëndësishëm sidomos ai i mesharit të Gjon Buzukut, një dokument themltar i cili qëndron në fillesat e shkrimit të gjuhës shqipe.
Rastësia ka sjellë që gjatë ditës ipeshkëvinjtë kanë diskutuar rreth përkthimit të mesharit të ri në gjuhën shqipe i cili është një rishikim i atij të përkthyer disa vite më parë. E pikërisht në këtë ditë ata vizitojnë edhe mesharin që një parardhës i tyre ka shkruar në vjetin 1555.
Në fjalën tij Ministri Bumci theksoi rolin dhe kontributin e Kishës Katolike dhe të klerit katolik për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës. Ai përmendi edhe shkollat e para shqipe në Kurbin, Pllanë e në vende të tjera që kanë qenë të hapura dhe të mbajtura pikërisht prej klerit katolik.
Gjithashtu Imzot Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, theksoi se sa rëndësi Kisha edhe sot i jep kontributit për shoqërinë dhe ruajtjen e identitetit të shoqërisë shqiptare edhe në lëvrimin e kulturës dhe të gjuhës.
Kjo vizitë bëhet edhe në kuadrin efestimeve të 100 Vjetorit të Pavarsisë që Kishën Katolike e shohin të angazhuar me konferenca dhe aktivitete të ndryshme. Gjithashtu kujtojmë se këtë vit ipeshkëvinjtë katolikë kanë shkruar edhe një letër për të kujtuar 100 vjetorin e Pavarsisë.
Ardhja e Mesharit të Gjon Buzukut u bë i mundur nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës dhe Vatikanit me punën e palodhur të Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan.
Dom Gjergj Meta
Zedhenes i Konferences Ipeshkevore te Shqiperise








All the contents on this site are copyrighted ©.