2012-11-14 16:45:18

Papa emëron imzot Betenkurt kryetar të Protokollit të Sekretarisë së Shtetit.


Benedikti XVI emëroi kryetar protokolli të Sekretarisë së Shtetit, imzot Hosé Avelino Betenkurt, këshilltar nunciature. I lindur në Azore (Portugali), më 23 maj 1962, shuguruar meshtar më 29 qershor 1993, u diplomua në drejtësi kanonike, për të hyrë, pastaj, në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë, në vitin 1999. Ka shërbyer pranë Nunciaturës Apostolike të Republikës Demokratike të Kongos dhe pranë Seksionit të marrëdhënieve me shtetet të Sekretarisë së Shtetit. Flet anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht e spanjisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.