2012-11-14 16:44:07

Në Tiranë, vazhdon asambleja e përgjithshme e ipeshkvijve


100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërise, Viti i Fesë, ungjillëzimi i ri, 50-vjetori i Koncilit II të Vatikanit: janë disa nga temat, në qendër të asamblesë së përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, mbledhur që dje në Tiranë. Ipeshkvijtë ishin sot të pranishëm në përurimin e vitit të ri akademik të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, por dje e sot vazhduan të reflektojnë mbi mënyrën e përjetimit të Përvjetorit të madh të Pavarësisë nga ana e Kishës, duke përcaktuar linja të reja për vitin që vjen, gjatë të cilit do të përkujtohet 1700-vjetori i Ediktit të Milanos. Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Kristofor Palmieri foli mbi Sinodin e Ipeshkvijve për Ungjillëzimin e Ri, që u mbajt në tetor në Vatikan, e në të cilin mori pjesë edhe ai vetë. Studimi i dokumenteve të Koncilit, Meshari i ri, Katekizmi i Kishës Katolike, Doracaku “YouCat”, që janë përkthyer në shqip e do të publikohen së shpejti, janë shenja të impenjimit të Kishës Katolike në ungjillëzimin e ri të trojeve shqiptare. Ipeshkvijtë po përcaktojnë edhe veprimtaritë baritore në Vitin e Fesë, gjatë të cilit besimtarët janë të thirrur të rizbulojnë rrënjët e tyre në Krishtin.








All the contents on this site are copyrighted ©.