2012-11-14 17:57:13

Dhjetë vjet më parë, Gjon Pali II vizitonte Parlamentin italian. Mesazh i Papës Benedikti XVI: krishterimi, burim i së mirës së përbashkët


Duhet të rinovojmë ftesën për të marrë jetë nga limfa e krishterimit: kështu shkruan Benedikti XVI në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar parlamentarëve italianë, që sot kujtuan 10-vjetorin e vizitës së Gjon Palit II në Pallatin e Monteçitorios.
Qe vizita e parë e një pape në parlament. Ngjarje historike, që forcoi marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Selisë së Shenjtë. Në mesazhin e lexuar nga mëkëmbësi i Sekretarisë së Shtetit, imzot Anxhelo Beçu, Benedikti XVI kujton rrënjët e krishtera, pasurinë shpirtërore të Italisë:
“Kjo pasuri shpirtërore dhe etike mund të ofrojë gjithmonë, edhe në çaste të vështira, mjete të përshtatshme për risimin e ndërgjegjeve e për orientimin ndaj së mirës së përbashkët, sidomos nga ana e atyre, që janë të thirrur të bëjnë pjesë në këtë parlament”.








All the contents on this site are copyrighted ©.