Dje pasdite Papa ishte përsëri në Kapelën Sikstine, ku mori pjesë në Koncertin, ofruar
nga i vëllai, imzot George.
Përsëri i rrethuar nga figurat mahnitëse të Kapelës Sikstine, Papa, dje pasdite, ku,
me rastin e Festivalit XI të Muzikës e të Artit kishtar, ndoqi një koncert krejt të
veçantë. Ishte Koncerti që dha, për nder të Benediktit XVI, i vëllai, imzot George
Ratcinger, meshtar e kompozitor. Të pranishmit, rreth Papës, ndoqën Missa Anno
Santo, besuar Korit të Kapelës Muzikore Papnore, nën drejtimin e Masimo Palombelës
i cili, në mikrofonin tonë, e konsideron kompozitorin...
Përgjigje:
- Një muzikant i përgatitur plotësisht, që u kujdes për teknikën e drejtimit, për
teknikën e korit, për aspektin kompozitiv, domethënë, për gjithçka. Kuptohet menjëherë
nga muzika e tij se ka ndjekur të mëdhenjtë, por duke krijuar stilin e vet. Ishte
një Meshë e romantizmit të vonë, me ndikime nga Betoven, nga Vagner, por me rrënjë
në traditë, me aftësi për të krijuar tinguj të rinj muzikorë.