2012-11-10 12:19:27

Delegacion ekumenik i Kishave në Athinë për solidaritet me popullin grek


Një delegacion ekumenik, i përbërë nga përfaqësues të shumë Kishave e bashkësive të krishtera të Evropës e të botës, do të shkojë nga 18 deri më 21 nëntor në Greqi për t’i shfaqur solidaritet dhe përkrahje popullit grek, në një çast kur vendi po kalon krizë të thellë ekonomike, me pasoja të rënda për të gjithë qytetarët e vet. Delegacioni do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Kishave Evropiane dhe nga ai i Këshillit Botëror të Kishave.

Në shtator, Komitetet qendrore të këtyre organizatave u mblodhën në Kretë, pikërisht për të diskutuar mbi krizën financiare. “Në një çast regresi të thellë e të vazhdueshëm ekonomik – pohon sekretari i Konferencës së Kishave Evropiane, rev. Gaj Liagre – feja jonë na jep forcë për t’i bërë ballë papunësisë, varfërisë dhe ankthit, jo vetëm si individë, por si bashkësi, që ka një kujtesë etike, të rrënjosur thellë në Ungjill”.







All the contents on this site are copyrighted ©.