Papa pret ambasadorin e ri të Serbisë pranë Selisë së Shenjtë
Sot paradite, sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Benedikti XVI
priti në audiencë Mirko V. Jeliç, ambasador i Serbisë pranë Selisë Apostolike, me
rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. I lindur në Zagreb, më 15 tetor 1949,
i diplomuar në drejtësi, pranë Universitetit të Zagrebit më 1973, ambasadori serb
është specializuar pranë Gjykatës Tregtare (1973-1975) dhe më pas ka ushtruar detyrën
e avokatit. Ka kryer disa detyra të larta me karakter qeveritar e diplomatik, duke
e përfaqësuar vendin e vet nga Malajzia, në Kore e tani në Romë, pranë Selisë Apostolike.