2012-11-09 15:54:39

Kardinali Xhanfranko Ravazi flet për fenë e komunikimin, në Universitetin Lateranens


Kardinali Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës, mbajti sot, në Universitetin Lateranens, një ‘lectio magistralis’ me titull: “Edukim e komunikim: rritja në fe në Universitete”. Leksioni ishte një nga çastet e “Dies Academicus”, ditë tradicionale e hapjes solemne të vitit akademik të 240-të që nga themelimi i universitetit, me titullin e veçantë “Universiteti i Papës”.
Hirësisë së Tij iu dorëzua, me këtë rast, titulli ‘doktor honoris causa’ për impenjimin e tij baritor, kryesisht në drejtim të komunikimit e të fesë.
Ceremoninë e hapi kardinali-vikar i Romës, Agostino Valini, Kancelar i madh i Universitetit Lateranens, pas të cilit foli rektori i shkollës së lartë, ipeshkvi Enriko dal Kovolo. Ndërsa ishte dekani i fakultetit të teologjisë së Lateraneses Nikola Çiola ai, që i dorëzoi kardinalit Ravazi titullin e lartë.
Dhënia e doktoratit në Teologji, lidhur ngushtë me kumunikimin e fesë, shpjegoi imzot dal Kovolo, është objektivi kryesor i Universitetit Lateranes për këtë vit akademik. Do të reflektohet, prandaj, për lidhjen e ngushtë ndërmjet edukimit e komunikimit. Siç pohon Papa Benedikti XVI në mesazhin për “Ditën Botërore të Paqes” , mjetet e komunikimit kanë një rol të posaçëm: jo vetëm informojnë, por edhe formojnë shpirtin e atyre, që u drejtohen. Prej këndej, mund të japin një ndihmesë të ndjeshme në edukimine të rinjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.