Kardinali Bertone: SHBA dhanë një leksion demokracie, Italia të ndjekë shembullin
e tyre.
Ky i zgjedhjeve të fundit amerikane ishte leksion i pjesëmarrjes masive dhe entuziaste
në këtë akt të demokracisë. Shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në vende të tjera, si
Italia, e jo si akt i ikjes nga përgjegjësia, por i thellimit të vetëdijes për përgjegjësinë,
që ka çdo qytetar. Janë fjalët e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio
Bertone, gjatë një takimi me kronistët, në përfundim të hapjes së Vitit akademik të
studimeve rotale, dmth të së drejtës kanonike. Është fjala për juristë, të cilët përgatiten
për Romanae Rotae Tribunalis, kryesisht për gjykatën e Vatikanit, që njihet me emrin
Rota Romana dhe ka për detyrë të mbrojë të drejtat e Kishës e të përcaktojë vijat
themelore të jurisprudencës, duke ndihmuar, përmes vendimeve të saj, edhe gjykatat
më të ulta kanonike.