2012-11-09 18:47:53

Arbëreshët dhe Pavarësia e Shqipërisë. Flet për ne papas Antonio Belushi


Kontributi i arbëreshëve të Italisë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në intervistën e don David Gjugjës me priftin arbëresh Papas Antonio Belushin, meshtar arbëresh i dioqezës së Ungros në Kalabri. Të marrim shembull vetëm njërin. Krejtësisht i mohuar nga historia e komunizmit, arbëreshi shkrimtar e patriot Terenc Toçi, nxënës i Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Dimitër Koronë, organizon në vitin 2011 një kryengritje në veri të Shqipërisë, duke shpallur edhe krijimin e një qeverie autonome, dalë nga Kuvendi i prijësve malësorë në Orosh të Mirditës. Shpall kështu Pavarësinë e Shqipërisë, një vit para Ismail Qemalit. Regjimi komunist jo vetëm nuk e njohu, por e pushkatoi më 14 prill 1945, duke e hedhur bashkë me të tjerë në një varr, që u gjet vetëm pas gjysmë shekulli. Të dëgjojmë intervistën me Papas Antonio Belushin....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.