2012-11-08 19:36:57

Më 8 nëntor 1464 imzot Pal Engjëlli ka shkruar ‘Formulën e Pagëzimit’


8 nëntori i vitit 1464 është datë e shkrimit të 'Formulës së Pagëzimit' nga kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli. Kështu duke shfletuar kalendarin historik, sot më 8 nëntor përkujtojmë datën e shkrimit të dokumentit Kishtar të kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, latinisht, në të cilin dokument gjendet në gjuhën shqipeFORMULA E PAGEZIMIT”, që deri më sot konsiderohet si dokumenti i parë shqip që njihet e që mbanë datën e 8 nëntorit të vitit 1462.
Dokumenti i kryeipeshkvit shqiptar imzot Pal Engjëllit, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i afërt i heroit të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur nga historiani rumun Nicolae Jorga më 1915.
Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli bëri si bari e udhëheqës shpirtëror i grigjës së Zotit, nëpër Kishat famullitare dhe vise të territorit të kryedioqezës së Durrësit. Në mbarim të kësaj vizite baritore e shpirtërore imzot Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë në të cilën gjendeshin banorët e besimtarët, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve por edhe besimtarëve (banorëve) ti pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës sipas ritualit kishtar të Pagëzimit…
“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Së fundi në këtë dokument imzot Pal Engjëlli u kërkon Eprorëve të Kishës së Romës të ndihmojnë popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve.







All the contents on this site are copyrighted ©.