2012-11-08 12:55:18

Molize do t’i dhurojë sivjet Papës, Bredhin e Krishtlindjes


Këtë vit, Bredhi i Krishtlindjes, që vendoset në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, do të vijë nga krahina italiane e Molizes. Do të jetë bashkësia e Peskopenataros në provincën e Izernias, ajo që do t’i dhurojë Papës bredhin prej 24 metrash, i cili do të shkulet me gjithë rrënjë më 5 dhjetor. Ai bën pjesë ndër ata bredha, që gjithsesi, do të priteshin për mirëmbajtjen e pyllit. Druri i tij, si çdo vit, do t’u dhurohet shoqatave, që bëjnë me të punime për qëllime bamirësie. Ndezja e dritave të Bredhit të Krishtlindjes është programuar për pasditen e 14 dhjetorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.