Benedikti XVI do të vizitojë Shtëpinë-Familje “Rrofshin të moshuarit” të Bashkësisë
së Shën Egjidit në Romë
Me rastin e Vitit Evropian të plakjes aktive dhe të solidaritetit ndërmjet brezave,
të hënën e ardhshme, më 12 nëntor, Papa Benedikti XVI do të shkojë për vizitë në Shtëpinë-Familje
“Rrofshin të moshuarit” të Bashkësisë së Shën Egjidit në Romë. Vizita parashikohet
të fillojë në orën 11 dhe do të vazhdojë rreth një orë.