2012-11-07 16:29:22

Obama në rënie në krahasim më 2008, drejt 332 zgjedhësve të mëdhenj kundrejt 365


Obama fiton një mandat të ri në Shtëpi të Bardhë, por humbë shumë “Zgjedhës të mëdhenj”, në krahasim më 2008 kur pat fituar 365: sot ka 332. Sfiduesi i tij i vitit 2008, McCain, pati fituar 173 “Zgjedhës të mëdhenj”, Romney ka 206 e tani u mori demokratëve shtetin Indiana e North Carolin. Bota politike ndërkombëtare përshëndet ‘sensin e identitetit e të krenarisë kombëtare’ të SHBA-së në bazë të së cilës interesi i përgjithshëm i Vendit ka epërsi mbi kundërshtitë. Kështu shumë Vende të botës shikojnë këtë element pozitiv të politikës së brendshme amerikane, që do të shërbente për një bashkëpunim mes forcave politike kundërshtare për mirën e përbashkët të qytetarëve. Papa Benedikti XVI përgëzoi presidentin Obama e tha se i lutët Zotit që “idealet e lirisë e të drejtësisë, të cilat udhëhoqën themeluesit e SHBA-ve, të vazhdojnë të ndriçojnë udhën e kombit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.