2012-11-06 14:58:19

SHBA-të votojnë për presidentin: Obama e Romnej, sfidë për ndryshime


SHBA-të votojnë për presidentin e ri. Sondazhet e fundit i japin Barak Obamës një avantazh të vogël, por shumë vëzhgues e analistë mendojnë se gara ndërmjet tij dhe kandidatit republikan Mit Romnej është e barabartë. Të rëndësishme do të jenë shtetet me zgjedhës të pavendosur, së pari Ohajo, por edhe Florida, Virgjinia, Kolorado dhe Uiskonsin. Ndërkaq, nga Nju Hempshajër mbërritën rezultatet e para simbolike të dy fshatrave, që tradicionalisht votojnë pak pas mesnate. Në njërin, Obama e Romnej kanë marrë të njëjtën përqindje votash, ndërsa në tjetrin, mbizotëron presidenti aktual i Partisë Demokratike. Më hollësisht të dëgjojmë Aurela Nomanin nga Nju Jorku…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.